Turqia vret 35 militantë që u përpiqen të sulmonin një bazë ushtarake
Ushtria turke ka vrarë 35 militantë kurdë, pasi u përpoqën të sulmonin një bazë në krahinën juglindore të Hakarit mëngjesin e sotëm.
Zyrtarët ushtarakë thanë se sulmi gjatë natës erdhi orë pas përleshjeve mes ushtarëve dhe militantëve nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) që lanë tetë ushtarë të vdekur.
Militantët u përpoqën të merrnin bazën me tre grupe të ndryshme, por u vunë re nga avionët e monitorimit ajror që vranë 23 prej tyre.
Ushtria turke, e dyta më e madhe në NATO është përballur me kryengritje kurde në juglindje duke qënë se radhët e saj të larta pësuan një ulje të madhe pas përpjekjes për grusht ushtarak shteti.