Twitter sjell veçorinë e re në versionin për telefon

168

Twitter po eksperimenton sërish me strukturën e tij në aplikacionin për telefon.

Këtë herë, kompania po mendon të ndryshojë opsionin “Moments”, për t’i dhënë mundësi përdoruesve të gjejnë më mirë lajmet e fundit dhe ngjarjet e interesuara, me opsionin “Explore”.

Ky ndryshim që është thjesht në fazë testimi për disa përdorues të iOS dhe Android, duket se është një miksim i karakteristikave të vjetra dhe të reja të Twitterit.

Opsioni “Explore” mendohet të përfshijë edhe karakteristikat e gjetjes së njoftimeve të reja, si për shembull llogari të reja për të ndjekur, por edhe mbledhjen standarde të përditshme të Moments.

Para vendosjes së Moments, Twitter kishte opsionin “Discover”. Ai shërbente më shumë për të gjetur llogari të reja për të ndjekur dhe në mënyrë algoritmike gjeneronte listë postimesh që kishin vëmendjen më të madhe, transmeton kp. Tashmë, kompania po kërkon mënyra të reja që përdoruesit të dalin nga ‘timeline’ standard i mikroblogut.

“Si pjesë e përpjekjeve tona të vazhdueshme për ta bërë më të lehtë për të parë çfarë po ndodh në Twitter, po testojmë një opsion të ri”, thuhet në një deklaratë të kompanisë.

Comments