Twitter vjen me një risi

223
fresco
midle

Twitter po eksperimenton sërish me një aplikacion 

Twitter është duke menduar që opsionin ‘Moments’ ta ndryshojë, për t’i dhënë mundësi përdoruesve të gjejnë më mirë lajmet e fundit dhe ngjarjet e interesuara, me opsionin “Explore”, sipas Mashable.

Ky ndryshim që është thjesht në fazë testimi për disa përdorues iOS dhe Android, duket se është një miksim i karakteristikave të vjetra dhe të reja të Twitter.

Opsioni “Explore” mendohet të përfshijë edhe karakteristikast e gjetjes së të rejave, si për shembull llogari të reja për të ndjekur, por edhe mbledhjen standarde të përditshme të Moments.

Para vendosjes së Moments, Twitter kishte opsionin “Discover”. Ai shërbente më shumë për të gjetur llogari të reja për të ndjekur dhe në mënyrë algoritmike gjeneronte listë postimesh që kishin vëmendjen më të madhe.

Tashmë, kompania po kërkon mënyra të reja që përdoruesit të dalin nga ‘timeline’ standard i mikroblogut.

Comments