U afrua me bujë, por Kukësi e çon Çyrbjan në skuadrën B!

437
fresco

Arbër Çyrbja ishte një nga afrimet kryesore te Kukësit gjatë merkatos së verës, megjithatë bashkëpunimi nuk ka shkuar ashtu si klubi por edhe vetë lojtari shpresonin.

Së fundmi ka pasur një krisje dhe drejtuesit e klubit kanë vendosur ta ndëshkojnë anësorin duke e detyruar të stërvitet me skuadrën e dytë. Arsyeja që është marrë ky vendim është për thyerja të disiplinës dhe rregullave nga ana e lojtarit.

Çyrbja është treguar korrekt duke e pranuar vendimin dhe e ka zbatuar duke vijuar përgatitjet me Kukësin B. Ky ndëshkim është i përkohshëm dhe në momentin që drejtuesit do e shohin të arsyeshme 25-vjeçari do të rikthehet në stërvitje me skuadrën e parë.

Arbër Cyrbja ka qënë një futbollist i cili është përdor në të gjitha takimet nga ana e trajnerit Armando Cungu, 6 herë si titullar dhe në 4 raste është aktivizuar nga stoli.

Kujtojmë që Kukësi shpenzoi 50 mijë euro për kartonin e anësorit, i cili edicionin e kaluar ishte një pikë referimi tek Teuta duke qënë eshe kapiten i skuadrës, teksa kjo nuk është hera e parë që klubi blu ndjek këtë formë ndëshkimi, në fillim të sezoniz ishin Donjet e Shkodra dhe Valon Ethemi që për në periudhë kohe u stërviten me ekipin e dytë.

Comments