U bë shpërthimi i kontrolluar i mjetit të gjetur në një banjo të Administratës Pensionale

457
fresco
midle

Mjeti shpërthyes, i raportuar si i dyshimtë, në objektin e Administratës Pensionale të Kosovës, e cila ndodhet afër ish-Pallatit të “Rilindjes”, në Prishtinë, është gjetur dhe është bërë shpërthimi i kontrolluar i tij.

Mjeti i dyshimtë shpërthye është gjetur brenda një banjoje më zyrat e Agjencisë për Pensione, që është në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqeniës Sociale, transmeton KTV.

Togeri Eshref Beqiri ka thënë se njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës kanë larguar mjetin e dyshimtë.

Sipas tij tani kanë filluar hetimet lidhur me këtë rast se si është futur ky mjet në këtë hapësirë.

Comments