U dëmtua nga tërmeti, banesa në Libohovë rrezikon shembjen, kryefamiljari apelon për ndihmë (Video)

172

Një familje me 5 anëtarë në Libohovë apelon për ndihmë pas dëmtimit të banesës nga tërmeti. Kryefamiljari thotë se banesa rrezikon shembjen nga dita në ditë. Ndërkohë për të ndërhyrë për rikonstruksionin e saj, nevojitet akti i pronësisë nga hipoteka. aktualisht familja strehohet tek të afërmit.

Lëkundjet e tërmetit në javët e fundit, e kanë bërë të pabanueshme banesën e Vladimir Ruçit në Libohovë.

50 vjeçari rrëfen se rreziku i pranishëm në çdo moment i shembjes së banesës, e ka detyruar që të largojë pjesëtarët e tjerë të familjes tek të afërmit, ndërsa është në pritje të certifikatës së pronësisë nga zyra e hipotekës. Ruçi pohon se pa pasur aktin e pronësisë së truallit nuk mund të ndërtojë shtëpi, të re, ndaj apeli i tij shkon për hipotekën.

Ruçi: “Me termetin e fundit shtëpia lëvizi akoma nga vendi. Është bërë akoma më e rrezikshme, dita ditës sa bëhet më keq.Dokumentat atje i kam. Po duan dokumenta në arkiv i kam. Shkova i mora në arkiv këto dokumenta më thanë “s’të pijnë ujë fare këto dokumenta, duhet të hapësh gjyq”. Ku të gjej unë lek që të hap gjyq? Nëse unë hap gjyq, unë s’kam lekë të mbaroj gjyqin pa le të bëj shtëpi, kështu që kam mbetur në udhëkryq”.

Në prag të stinës së ftohtë, babai i tre fëmijëve në Libohovë, kërkon që Hipoteka t’i njohë sa më parë aktin e pronësisë, që të nisë sa më parë punën për ndërtimin e shtëpisë.

353535355
Comments