U ekzekutua në lokal, identifikohet viktima në Kavajë, dy muaj më parë i vranë vëllanë

231

Një person është ekzekutuar me armë zjarri pasditen e sotme në ambjentet e një lokali në Kavajë.

Mësohet se viktima është Arjan Gosa. Ai u qëllua me armë zjarri në hyrje të qytetit.

Viktima është vëllai i Edmond Gosës, që mbeti i vrarë në muajin mars të këtij viti.

Asokohe, Gosa dhe Altin Rexha vranë njëri tjetrin pas një sherri mes tyre. Ata u takuan në lokal ku kanë debatuar me fjalë. Më pas, Gosa e ka qëlluar me thikë Rexhën ndërsa ky i fundit i është kundërpërgjigjur me armë zjarri.

Njoftimi i policisë:

Më datë 21.05.2023, rreth orës 18.30, në lagjen Nr. 1, në Kavajë, në një lokal, një person ende i paidentifikuar ka vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasin A. G.

Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet hetimore për sekuestrimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Paraprakisht nga të dhënat e grumbulluara dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje.

/Gazeta Express

Comments