I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë këngëtari Mirdon Pacolli. Ai ka bërë një rrëfim të sinqertë mbi jetën familjare, karrierën dhe jo vetëm…
Si je njohur me bashkëshorten tënde?
Ka qenë interesante kjo pjesa e njohjes. Jemi njohur në një qendër spitalore. Ajo ishte mjeke.
Unë e kisha në rrjete sociale. Dhe përfundova në spital për një ndërhyrje kirurgjikale. Unë isha pacienti dhe e luajta pak atë lojën e gjynahit, edhe pse nuk kisha shumë nevojë.
A ishte dashuri me shikim të parë?
Unë isha në gjendje jo të mirë, jo shëndetësore, por isha me pizhame dhe flokët e çrregullt. Nuk e kam menduar që ka për të pasur diçka. Thashë po kaloj kohën, këto 2 orë në spital, po bëj shaka dhe nuk i dihet, ndoshta kur të më shohë ndryshe do të ndryshojë mendje (qesh). Por ja që ndodhi.

