Urim Salihu
Edhe një zemër e njomë u ndal së rrahuri në këtë Pranverë të trishtë .Qe zemra e Leonit të ri që sëmundja e mundi .Nuk e la të jetojë mes kujtimeve të shumta,mbase të asaj fotografie të fundvitit mes buzëqeshjeve me ata që I donte .Edhe një vend I zbrazët në klasë ,edhe një vajtim më shumë ,por vdekja ti shterrë fuqitë ,ajo e ndal gjithcka,kohen,jeten.Të vetmen betejë që askush nga ne nuk e fiton kurrë.
Vdekja u tregua e ashpër edhe njëherë .Ajo është kokëfortë dhe zgjodhi edhe njëherë një jetë të re ta shuajë përgjithmonë.
Shpëtimi dhe tani Leoni janë vende të zbrazura në klasat e tyre ku vajtojnë pandërprerë shokët e tyre të shtrenjtë që s’mund të pajtohen se ata nuk janë më por ngjajnë me njerëzit që sapo kanë ikur.
Leon me buzëqeshjen e trëndafiltë ,vdekja nuk vjen me moshën e shtyrë,por me harresën .Ajo është tinëzare dhe nuk ka mëshirë .Ajo ndali zemrën tënde , ndali gjakun mos rrjedhë në damarët tu,ndali frymëmarrjet tua dhe bashkë me to ndali edhe jetën tënde të njomë në vitin e 15 -të.
Mes dhimbjes së parrëfyer ,jetojmë të trishtuar të gjithë që të njohëm.Jetojmë të shokuar dhe fakti që ti u nise në udhëtimin e gjatë drejt qiellit atje ku ndodhen shpirtërat e kristaltë që të presin , kjo na mbyt ,godet tejmase dhe na përvëlon .Të betohemi se ëndrrat tua nuk do lejojmë të marrin fund asnjëherë.
U prefsh në paqë o jetë e pastër …