U propozua për ministër te Kulturës, vjen reagimi nga ‘Bufi’

113
fresco

Aktori i njohur kosovar, Fatmir Spahiu i njohur si ‘Bufi’, ka njoftuar se kishte pranuar ftesën e kryeministrit në detyrë Albin Kurti për të qenë Ministër i Kulturës dhe Turizmit në qeverinë e propozuar.

Në një status në rrjete sociale, Spahiu tha se kishte dhënë konfirmimin e tij për këtë detyrë, duke thënë se ndihej i nderuar për përzgjedhjen e një profesionisti jashtë partive politike, raporton IndeksOnline.

“Pavarësisht që nuk u votu, e falënderoj zotin Kurti që tek unë ka pa një profesionist që do ta kryente mirë këtë detyrë,” shkroi ai, duke shtuar se do të vazhdojë të kontribuojë për vendin “aty ku e sheh që e ka vendin”.

Kujtojmë qe mandatari Albin Kurti ka dështuar sot për të formuar qeverinë e re, pasi mori veç 56 vota.

Comments