U publikuan pamje të pasagjerëve ulur në dritaret e veturës, Policia gjobit shoferin me 150 euro
Policia e Kosovës përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se ka gjobitur shoferin e një veture në Pejë me 150 euro.
Kjo gjobë ndaj tij ka ardhur pasi një portal ka publikuar një video deri sa pasagjerët në veturë ishin ulur në dritaret e veturës.
“Pas publikimit tё videoincizimit nё njё portal, ku shihet se gjatё kohёs sё levizjёs se automjetit, personat nё kёtё automjet me njё pjesё tё trupit janё tё ulur nё dritaren e automjetit. Njёsia Rajoanle e Komunikacionit Rrugor DRP Pejё, menjёhere ka kontaktuar kundёrvajtёsin dhe ndaj tё njejtitr ёshtё shqiptuar fletgjoba nё shumёn prej 150 euro”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

