Uashingtoni kërkon lirimin e menjëhershëm të dy kanadezëve të arrestuar në Kinë

339

SHBA-ja kërkoi sot lirimin e menjëhershëm të dy kanadezëve të arrestuar në Kinë, një çështje e kthyer në epiqendrën e një krize diplomatike midis Otavës dhe Pekinit pas arrestimit në Kanada të një drejtuese të lartë të gjigantit kinez në fushën e telekomunikacionit ”Huawei”.

‘’Shprehim shqetësimin tonë të thellë për arrestimin nga qeveria kineze të dy shtetasve kanadezë dhe bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të tyre’’, njoftoi Robert Palladino, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, në një komunikatë.

Comments