Udhëton nga Shqipëria drejt Francës për të liruar kushëririn i njohur si “mbreti i arratisjes”, përfundojnë të dy në burg

Gjykata Penale e Tournai më 2 Janar të ketij viti, ka dënuar shqiptarin Klejvis B. me katër vjet burg dhe kushëririn e tij, Taulant Toma, me gjashtë muaj burg.
Taulant Toma njihet nga autoritetet belge dhe italiane. Ai është arratisur dy herë nga burgu në Itali por edhe nga nje burg belg katër vjet më parë.
Taulant Toma, quhet ndryshe edhe “mbreti i arratisjes”, sipas mediave vendase.
Në dhjetor 2013, ai u arratis nga burgu i Lantin në mënyrë spektakolare, ndërsa ndodhej në paraburgim. Taulant Toma ishte arratisur me heret edhe nga burgu i Terni (Itali) në vitin 2009 dhe ai i Parmës në shkurt 2013.
Sipas mediave franceze, Taulantit i është gjetur edhe një armë, por ai ka deklaruar se nuk kishte pasur ndërmend kurrë ta përdorte.

