Udinese ndali Juventusin

244

Juventusi nuk e shfrytëzoi gabimin e Romës për t’u shkëputur edhe më shumë në renditje.

Juventusi nuk ka mundur të marrë më shumë si një pikë si mysafirë i Udineses, duke barazuar 1:1 në sfidën që u zhvillua në stadiumin “Friuli”, shkruan Gazeta Express.

Të parët në epërsi kaluan vendasit përmes Duvan Zapata (37’). Krejt çka arritën të bëjnë mysafirët ishte goli i mbrojtësit Leonardo Bonucci në minutën e 60’të, për rezultatin përfundimtar 1:1.

Pas këtij barazimi, Juve ka shkuar në kuotën e 67 pikëve, tetë më shumë se përcjellësi i dytë Roma, që në xhiron e 27’të u mposht nga Napoli.

Comments