Udovë-Demir Kap : Si ndodhi aksidenti ku humbi jetën çifti bashkëshortor! | Video |

315

Moebel THEMA

video

Një aksident trafiku me pasoja vdekjen e një çifti ka ndodhur sot në rrugën Udovë-Demir Kapi, rreth orës 7 të mëngjesit. Sipas informacioneve fillestare, kanë ndërruar jetë Biljana P. nga Shkupi dhe burri i saj, ndërkohë që vajza e tyre 7-vjeçe nuk ka marrë lëndime, – transmeton “Tetova1”.

Sipas të dhënave, në aksident kanë marrë pjesë dy makina dhe një autobus. Dëshmitarët okularë rrëfejnë se makina e markës “Audi” me shtetas serbë e ka parakaluar “Fiatin” në linjë të plotë, kështu që autobusi i “Strumica Ekspres” për t’i ikur goditjes ballë për ballë, kalon në anën tjetër të rrugës, kështu që vjen deri te goditja fatale.

“Nova” ka krijuar një video-animacion me të cilin tregohet si ndodhi ngjarja, natyrisht sipas dëshmitarëve.

Comments