
UEFA është në bisedime me Prishtinën dhe Lincoln Red Imps për të përcaktuar fatin e ndeshjes.
Pak çaste më parë, Telegrafi raportoi se tetë lojtarë të bardhekaltrve janë të infektuar me COVID-19.
Një burim i afërt i mediumit me Prishtinën i ka konfirmuar se klubi kosovar nuk ka lojtarë të mjaftueshëm për të zhvilluar takimin.
Duket se UEFA do të marrë vendim që ndeshja të përfundohet me rezultat 3-0, në mënyrë që situata të mos eskalojë.
Kujtojmë se Leart Emini, Ardit Nika, Kushtrim Gashi, Perparim Osmani, Adem Maliqi, Mërgim Boshnjaku, Arbnor Muja dhe Ardian Muja, janë të infektuar me Coronavirus. /Telegraf