
Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) është deklaruar për kërkesat e studentëve shqiptarë të Maqedonisë të parashtruara në protestën që u mbajt sot në Tetovë.
“Në parim Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL), i ka patur dhe vazhdon t’i ketë në qendër të vëmendjes studentët, të cilët paraqesin palën me të rëndësishme të Universitetit. Në natyrën e Misionit të vet, si dhe në bazë të statusit specifik të organizimit dhe funksionimit të tij, UEJL ka komunikim interaktiv me studentët, duke i pasur edhe pjesë përbërëse në të gjitha organet e veta, që nga njësitë bazë akademike e deri në organet më të larta qeverisëse. Në formatin e funksionimit të tyre të pavarur, konsiderojmë se gjithmonë kërkesat dhe shqetësimet e studenteve janë dhe mbeten edhe tonat. Asnjë funksionim nuk është i perfeksionuar dhe gjithmonë ka hapësirë për të u bërë më i mirë. Mbështesim kërkesat e studentëve në natyrën dhe kapacitetin e sistemit të funksionimit të Universitetit si specifik dhe i veçantë, nga statusi i tij e deri te veprimi. Nga e gjithë lista e kërkesave, ka 2-3 elemente, që ne mund t’i trajtojmë së bashku me studentët”, thuhet në përgjigjen e UEJL-it.