Uikileaks: CIA spiunoi zgjedhjet e 2012-s në Francë

267
Lajmi bombë bëhet i ditur nga Uikiliks përmes disa dokumenteve të publikuara në faqen zyrtare. Sipas sajtit të drejtuar nga Zhulian Asanzh, shërbimet sekrete amerikane kanë spiunuar për muaj me radhë, para dhe pas zgjedhjeve, kandidatët francezë për presidentë dhe partitë politike.
Sipas dokumenteve të publikuara, CIA gjykonte se presidenti francez i asaj kohe, Nicolas Sarkozy, nuk ishte i sigurt për fitoren në zgjidhje dhe kishte urdhëruar agjentët e saj të mbledhin sa më shumë informacion rreth bisedave private të shefit të Elizesë në lidhje me rivalët e tij.
Inteligjenca amerikane kishte urdhëruar gjithashtu edhe mbledhje e informacioneve rreth partisë së Sarkozisë. Sipas dokumentit të publikuar në Uikiliks, financimet e kandidatëve, qasjet e tyre në ekonomi, apo kriza e borxhit grek janë gjithashtu disa nga urdhëresat që u jepeshin agjentëve amerikanë.
Në këto urdhra sekretë shkruhet se CIA kërkon informacione të detajuara me qëllim qartësimin e peisazhit politik në Francë dhe për të krijuar një opinion të qartë rreth marrëdhënieve amerikano-franceze.
Comments