Ujkani kërkon falje për humbjen e thellë

540

 

Ujkani kërkon falje për humbjen e thellë

ujSamir Ujkani, kapiten i Kosovës, i ka kërkuar falje popullit të Kosovës për humbjen 6 me 0 nga Kroacia.

Duke kërkuar falje për këtë humbje, Ujkani ka kërkuar që tifozët të mos zhgënjehen dhe se të përkrahin ekipin, që sipas tij është i ri dhe mund të arrijë shumë në të ardhmen.

“Rezultati është i rëndë. Besoj që është normal të humbim nga Kroacia edhe pse na vjen shumë keq sepse kemi dashtë të arrijmë një rezultat më të mirë për vendin tonë. Na vjen shumë keq, ndodhën gabime të vogla, që ndikuan në këtë humbje Kërkojmë falje për tifozët, për popullin. Por jemi të rinj, do të rrezikojmë me top. Qëllimi jonë është që të forcohemi sepse jemi të rinj, nuk dueht të zhgënjehemi, kemi ekip të ri”, ka thënë pas ndeshjes portieri Ujkani.

Comments