Ukraina nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës
Ukraina nuk e ndryshon qëndrimin për Kosovën.
Ivana Klimpush Cincadze, nënkryetarja e Qeverisë së Ukrainës, ka thënë se nuk do ta njohin pavarësinë e “krahinës jugore të Serbisë”.
Cincadze ka shtuar se Kievi mbështet formimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë dhe se shpreson të zbatohen marrëveshjet e Brukselit.
“Ukraina ndihet krenare për ushtarët e saj që janë pjesë e KFOR-it në Kosovë, të cilët për një kohë të gjatë “ruajnë objektet e shenjta serbe””, ka shtuar ajo. /albeu.com/