UNIONI I BASHKIVE SHQIPTARE NE RAJON

107

Një delegacion i komunës së Tetovës i udhëhequr nga kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi më 26 dhe 27 nëntor qëndrojnë në Tiranë për të marrë pjesë në konferencën Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon në të cilën marrin pjesë Bashkia e Tiranës, komuna e Prishtinës, Tetovës, Ulqinit dhe komuna e Preshevës. Në korniza të konferecës kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, sot priti kryetarët e komunave shqiptare në Bashkinë e Tiranës me ç’rast kryetarët e komunave mbajtën edhe konferencë për shtyp. Më pas delegacionet pjesëmarrëse vizituan punimet që bën Bashkia e Tiranës në shesin Skenderbeu dhe Bulevardin e ri si dhe morrën pjesë në ceremoninë në përkujtim të 104 vjetorit të pavarësisë së Tiranës, me familjet nënshkruese tek Monumenti i Pavarësise në Parkun Rinia dhe muzeun “ Bunkart” dedikuar historisë shqiptare gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore dhe regjimit komunist.

Comments