Unioni i Shkrimtarëve në Kosovë të thirrur për të kritikuar apo rekomanduar ide të ndryshme rreth gjuhës dhe letërsisë, nuk duken aq profesionistë.
Ky union ka bërë të ditur se do të mbahet Simposiumi i VI-të Ndërkombëtar, i cili sipas tyre është i vetmi në trojet shqiptare.
Por, në njoftimin e publikuar aty janë parë gabime drejtshkrimore, të cilat nga ana e tyre nuk do duhej të ndodhnin.
”ME 6-10 tetor 2018 SIMPOZIUMI I 6-shtë INTERNACIONAL – E VETMJA NË TROJET SHQIPTARE”, thuhet në njoftimin e Unionit të Shkrimtarëve – publikim i cili nuk është korrekt i shkruar.
Nëse do të shkruhej një njoftim i tillë, mund të shkruhej në këtë mënyrë:
”Më 6-10 tetor 2018 mbahet Simpoziumi i VI-të Ndërkombëtar – i vetmi në trojet shqiptare”.
Përveç gabimeve drejtshkrimore në këtë njoftim, ky union e ka të shkruar në mënyrë të gabuar edhe emrin në llogarinë e tyre në facebook.
”Unioni Shkrimtarëve” – figuron emri i tyre në këtë rrjet social, në të cilin mungon nyja e përparme (i) për ta plotësuar korrekt emrin ”Unioni i Shkrimtarëve”.