Universiteti “Nënë Tereza”, Lutfiu: Fondet nuk do të shkurtohen

203

Universiteti “Nënë Tereza” ka filluar tashmë me ligjëratat e para në nëntë programe studimore, nga 14 sa ishin paraparë fillimisht.

Por, ministri i Arsimit, Pishtar Lutfiu, hedh poshtë mundësinë e shkurtimit të buxhetit për UNT-në. Sipas tij, buxheti nuk do të preket.

“Jo do të thotë, sepse buxheti është vetëm se i ndamë për Universitetin “Nënë Tereza” dhe shpresoj se ai buxhet që është ndarë për vitin 2017 të shfrytëzohet deri në fund të vitit, deri në qindarkën e fundit”,-deklaroi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pishtar Lutfiu.

Këto komente Lutfiu i bëri pas përfundimit të Konferencës së  organizuar nga OSBE-ja kushtuar realizimit të të drejtave për arsim në shoqëritë diverse, në 20 vjetorin e rekomandimeve të Hagës për të drejtat e arsimit të pakicave kombëtare.

Comments