“Ura e Kukësit”, Rama: Vepër e rëndësishme infrastrukturore e cila lehtësimin kalimin në “Rrugën e Kombit”
Sot kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka marrë pjesë në inaugurimin e “Urës së Kukësit”, e cila ka një gjatësi prej 310 metrash dhe lartësi 56 metrash.
Rama e cilësoi si një nga veprat më të rëndësishme infrastrukturore, e cila e çliron trafikun në atë zonë dhe kalimin në “Rrugën e Kombit”.
“Ura hapet për të gjithë edhe për ata që ç’nuk thanë për këtë urë, deri tek ata që thanë që u këputën këmbët, por kjo s’ka këmbë pasi është e shtrirë përgjatë një hapësirë dritë ndër më të mëdhatë nga urat në Europë”, tha Rama.