Urat, rrugët dhe shtëpitë janë shkatërruar në disa zona të Anglisë pas përmbytjeve ekstreme. Shumë rrugë në të gjithë Yorkshire Dales kanë mbetur të pakalueshme për shkak të shirave të dendur, ndërkohë që policia ka konfirmuar që janë kushte tronditëse për të udhëtuar.
Disa prej njerëzve thanë se panë rrëshqitje të tokës, pas stuhisë së rëndë. Një vend malor i përcaktuar për festival bicikletash u shkatërrua gjithashtu.
Breshri i ashpër dhe stuhia e shiut të pasuara me 18,000 goditje rrufeje i ka shokuar të gjithë. Një urë u rrëzua dhe një pjesë e linjës hekurudhore midis Kirkby Stephen dhe Gersdale u prishën.
Zonat e Anglisë qendrore dhe veriore do të përballen me shi të mëtejshëm sot, me stuhi të pasuara dhe të parashikuara nga Met Office, ndërsa një alarm i ngjashëm për stuhitë u paralajmërua në Skoci.
Ka dhjetë paralajmërime për përmbytjet në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar – për North Yorkshire, Lancashire dhe West Midlands.
Shërbimet e emegjencës në Dales u kërkuan turistëve të qëndrojnë brenda, me ekipet e shpëtimit malor të dërguar për të shpëtuar një burrë dhe një grua, të cilët ishin bllokuar në një shkëmb.
Steve Clough nga ekipi i shpëtimit tha se kaloi mbi tetë orë në kërkim të njerëzve dhe njofton se ka shpëtuar rreth dhjetë persona.
Clough shtoi se Shërbimi i Zjarrfikës dhe Shpëtimit në Yorkshire vlerësojnë më shumë se 100 banesa të prishura.“Disa shtëpi kishin një metër ujë, ishte e tmerrshme,” tha ai.