Urimi i veçantë i Dua Lipës për nënën, shkruan edhe në gjuhën shqipe [Foto]

E sot ka festë në familjen Lipa, pasi nëna e Duas Anesa feston ditëlindjen, me ç’rast nuk ka munguar as urimi i veçantë i së bijës, shkruan lajmi net.
Dua ka zgjedhur tri fotografi me të ëmën gjersa thotë shumë fjalë të bukura, e madje edhe në gjuhën shqipe.

“Urime ditlindjen Nënë! Për shkak teje jam kjo që jam. Faleminderit që më don mua, që kujdesesh për mua dhe qe je gjithmonë pranë meje. Faleminderit qe je mikja ime më e mirë. Faleminderit për sinqeritetin e plotë dhe rrugën e drejtë, faleminderit që më ke mësuar të jem e pavarur dhe që të kem mendjen gjithnjë. Faleminderit për gjithçka që ke bërë për neve dhe që vazhdon ende të jesh e tillë për gjithë familjen. Të dua më shumë se fjalët që mund të them! Të dua nana edhe 100 tjera! ❤”, ka shkruar ajo. /Lajmi.net/