USAID zbaton projekt pesëvjeçarë për mbështetje të sektorit qytetar në Maqedoni

146

USAID-i ka filluar sot zbatimin e projektit për pjesëmarrje të qytetarëve (PPQ), nismë pesëvjeçare për mbështetje të sektorit qytetar të Maqedonisë dhe organizatat rinore, që përfshijnë sektorin privat dhe institucionet shtetërore dhe palët e përfshira në çështjet e interesit publik.

Projekti do t’i mbështetë organizatat qytetare dhe koalicionet e organizatave qytetare, të përqëndruara në çëështje parësore të interesit të qytetarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qëllimi i USAID është forcimi i komunikimit dhe bashkëpunimit ndërmjet qytetarëve, si edhe mbështetja e organizatave qytetare që në mënyrë efikase të përfshihen me institucionet publike dhe palët e prekura.

Comments