Ushqimet që nuk duhen mbajtur asnjëherë në frigorifer

414

Janë disa ushqime, të cilat nuk duhen mbajtur asnjëherë në frigorifer. Por, cilat janë këto ushqime dhe pse nuk duhet mbajtur në temperature të ftohtë?

Domatja – Futja e domates në frigorifer do ‘të ngrijë’ dhe ndalojë edhe pjekjen e tyre. Kjo do të bëjë që shija e domates të humbasë.

Patatet – Mbajtja e patateve në frigorifer mund të ndryshojnë sasinë e sheqerit brenda saj. Kjo jo vetëm do të ndryshonte cilësinë e patates, por gjithashtu do të bënte që ajo të ketë shije shumë të ëmbël kur të gatuhet.

Qepët – Shoqata Ndërkombëtare e Qepës thotë se i vetmi rast kur mund t’i mbani qepët në frigorifer është kur doni të zgjasnin jetëgjatësinë e tyre. Përndryshe, mbajini ato në një vend të freskët dhe të thatë.

Buka – Ngrirja e përkohshme e një fete buke e ndalon atë përkohësisht të humbasë shijen. Por lënia në frigorifer e një buke përshpejton zhvillimin e mykut. Temperaturat e ulëta kristalizojnë niseshtenë e pranishme në bukë, duke bërë që ajo të humbasë shijen dhe vlerat ushqyese.

Bananet – Një banane e pjekur mund të vihet në frigorifer për ta mbajtur ata të pjekur, por duke vënë një banane të papjekur atje, ajo nuk do të piqet asnjëherë. Sipas ‘A Moment of Science’, bananet vijnë nga një klimë e ngrohët tropikale dhe nuk kanë asnjë mbrojteje natyrore kundër të ftohtit.

Hudhrat – Vënia e hudhrave në frigorifer, sidomos në qese plastike, është ftesë për mykun. Mirë është që ato të ruhen në një vend të freskët e të errët, që nuk është frigorifer.

Vaji – Ruajtja e vajit në frigorifer rrit qëndrueshmërinë e tij, duke e bërë të pamundur të gatuani me të.

Kafeja – Ruajtja e kafesë në frigorifer do të thotë se jo vetëm që ajo do të humbasë shijen, por gjithashtu do të përthithë aromat e frigoriferit duke mos shijuar asnjëherë njësoj si më parë.

Pjepri – Pjepri mund të ruhet në frigorifer vetëm nëse është prerë. Derisa të ndodhë kjo, mbajeni jashtë tij. Kërkimet kanë treguar se duke e mbajtur pjeprin në temperaturën e dhomës, ruhen më mirë vetitë e tij antioksidante.

Avokado – Ashtu si në rastin e bananes, ruajtja e avokados në frigorifer ndalon pjekjen e këtij fruti duke bërë që të humbasë shijen.

Mjalti – Temperaturat e ulëta nxisin kristalizimin duke bërë që mjalti të ngurtësohet.

Comments