Ushtari i ARM flet për padrejtësitë gjatë shpërndarjes së ndihmave

107

Moebel THEMA

Gazetari Muhamed Zeqiri ka publikuar një porosi që ka pranuar nga një ushtar i ARM-së, i cili ka qenë në teren dhe ka vërejtur kuadrot e BDI-së duke funksionuar si krah ekstrem i VMRO-së, respektivisht duke treguar kujdes vetëm për maqedonasit qe kane pesuar nga vershimet.

“Muhamed, une jam nje pjesetar i Armates. Te Dielen vone rreth ores 12 ishim ne Stajkovce shume njesite per ndihme. Suzana Saliu erdhi ne ato momente ne nje xhip me shoferin e saj, dhe pas saj e solli nje furgon me barna. Pas 5 minutave shkoi. Parashtrohet pyetja: Pse ndihme vetem per Stajkovcen? Pse 600 ushtare dhe 100 police e teper ne Stajkovce e asnje ne Hasanbeg? Pse Suzana Saliu solli ndihme ne Stajkovce e jo ne Hasanbeg, dhe pse ne mesnate erdhi? Une e kuptoj se duhet ndihmuar edhe Stajkovcen edhe gjitha rajonet e prekura, se vertete aty ishte kaos.. mirepo me shume ishim ushtare se njerez te banuar aty. Njerezit i kishin braktisur shtepite dhe ata qe ishin aty kerkonin motore e eskavatore per ndihme jo njerez me llopata. Ne vend se te ndahen gjysma e policise e ushtrise ne Hasanbeg, gjysma ne Stajkovce… banoret e Hasanbegut ishin te vetem”, i ka shkruar ushtari në fjalë gazetarit Zeqiri.

Comments