Ushtari i UÇK-së gjatë luftës për AP: Shihni serbët, mund t’i vrasim por ne s’jemi terroristë

180

Gjatë luftës në Kosovë, Associated Press, kishte regjistruar shumë nga ngjarjet e asaj kohe.

Një prej tyre, është kur ushtari i UÇK-së, tani dëshmor i vrarë në Betejën e Junikut në vitin 1998, i njohur si Abeja, në një intervistë për AP përpiqej t’i tregonte Perëndimit se UÇK-ja nuk është organizatë terroriste siç perceptohej në atë kohë nga një pjesë e diplomacisë botërore, shkruan Gazetametro.net.

Ai në një rast para një treni që po bartte serbë i thotë AP-së, se ne mund t’i vrasim ata, por nuk jemi terroristë.

Ndërsa në një pjesë tjetër të intervistës nxjerrë kryqin e varur në qafën e tij, e puthë atë, duke treguar se UÇK-ja nuk ishte organizim terrorist islamik, siç Serbia dhe miqtë e saj botëror mundoheshin ta paraqisnin.

Bekim Berisha – Abeja kishte luftuar kundër serbëve edhe në luftën e Kroacisë.

Comments