Armata braziliane kumtoi se dërgon ushtarë elitarë dhe aviacion ushtarak në shtetin Espirito Santo, ku mbi 100 persona janë vrarë pasi policia filloi me grevë.
Përforcime shtesë po mbërrijnë në këtë shtet juglindor ku gjatë kësaj jave tashmë janë dërguar 1.200 ushtarë, pasi u krijua një kaos për shkak të grevës së policisë të cilët kërkojnë paga më të larta.
“Vendosa që të dërgohen parashuta, automjete të blinduara dhe aviacion ushtarak”, deklaroi komandanti i armatës braziliane gjeneral Uilias Boas.