UT – DRENICA E ARSIMIT SHQIP

494
fresco

Qindra të rinj e të reja nga mbarë trevat etnike shqiptare nga vendi ynë, Republika e Kosovës, Republika e Shqipërisë, Kosova Lindore dhe diaspora, sot e filluan arsimimin universitar në Universitetin e Tyre – Universitetin e Tetovës informon Faktiditor.ch.

Ky institucion arsimor – shkencor, për 25 – Vjet me radhë ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm jo vetëm për edukimin, arsimimin e brezave, por ka qenë dhe do të mbetet fortesa historike në mbrojtjen e kauzës sonë kombëtare.

Në këtë Universitet (universitet për universitetet tjera), studiohet gjuha shqipe, “gjuha e perëndisë”, përkujtohen ngjarje nga historia e lavdishme e kombit shqiptar, përkujtohet Kryeheroi ynë, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, figura të tjera përfaqësuese të qytetërimit shqiptar dhe botëror, si: Nënë Tereza, Ismail Kadare, Ferid Murad dhe shumë e shumë ngjarje të tjera me rëndësi për shkollën shqipe, arsimin shqip, të kaluarën tonë dhe ndërtohet vizioni i së ardhmes – drejt Evropës dhe Perëndimit.

Bota, njeh histori të ndryshme universitetesh, por historiku i UT-së mbetet unik për mbarë botën e civilizuar.

Në këtë fillimvit, le t’Ju shprehim mirënjohjen tonë të gjithë studentëve që bënë zgjedhjen e duhur për t’u edukuar, arsimuar në Universitetin që udhëhiqet nga vokacioni properëndimor i Naimit Frashërit: “Vetëm dritë e diturisë, përpara do të na shpjerë”…

Comments