UT uron 28 nëntorin

“Në emër të Universitetit të Tetovës, të gjithë shqiptarëve ua përcjell urimet e mia më të sinqerta me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë. 28 Nëntori, data më e rëndësishme e kombit tonë, do të jetë përherë një datë e ndritshme, motiv frymëzimi për të gjitha sukseset e shqiptarëve kudo që ndodhen. Në këtë ditë feste, shqiptarët janë më të bashkuar, më të fuqishëm, janë faktor i rëndësishëm stabiliteti dhe progresi në rajon dhe më gjerë. Gëzuar 28 Nëntori, Dita e Flamurit! Zoti i bekoftë shqiptarët!”,- thuhet në urimin e rektorit të UT-së, prof. dr. Vullnet Ametit.