Vajgëll: Mbani zgjedhje të besueshme, respektoni PSP-në Janeva: Pengimi i drejtësisë përbën vepër penale

174
Aktorët politik në Maqedoni, sipas tij, duhet të tregojnë vullnet politik për të luftuar kundër korrupsionit, madje edhe brenda radhëve të partive të tyre. Lufta kundër korrupsionit, potencon Vajgëll, është qëllimi i çdo vendi demokratik dhe çdo shteti që pretendon të bëhet anëtare e BE-së.
Ndonëse në të gjitha raportet e KE-së Maqedonia ka marrë vërejtje lidhur me korrupsionin, Vajgëll nënvizoi se për progresin e Maqedonisë në rrugën drejt BE-së janë shumë të rëndësishme mbajtja dhe pranimi i  rezultateve të zgjedhjeve të 11 dhjetorit.
“Fillimisht qëllimi do të ishte të mbahen zgjedhjet më 11 dhjetor, që do të thotë plotësim të detyrimeve të ndërmarra me Marrëveshjen e Përzhinës në raport me reformat dhe gjithsesi aftësia dhe gatishmëria e të gjitha partive politike që të bashkëpunohet pas zgjedhjeve, të cilat presim të jenë demokratike, transparente dhe në pajtim me standardet europiane, ndërsa rezultatet të pranohen nga të gjitha partitë politike”,– deklaroi raportuesi për Maqedoninë në PE, Ivo Vajgëll.
Vajgëll tha se Prokuroria Speciale Publike duhet tërësisht dhe pa kusht të respektohet. Sipas tij, tani PSP-së duhet t’i mundësohet të punojë dhe të mos i bëhen obstruksione.
Prokurorja speciale, Katica Janeva, kërkoi përkufizim të qartë të përgjegjësisë penale dhe dënimin e partive politike, si organe kolektive në Kodin Penal dhe vënien nën kompetencën e saj edhe veprat që kanë të bëjnë me “pengim të drejtësisë”.
“Vepra penale, sipas Kodit Penal, me të cilat sanksionohet “pengimi i drejtësisë” janë: dëshmitë e rrejshme, pengimi i personit zyrtar në zbatimin veprimtarisë zyrtare, presioni mbi personin zyrtar, dhënia e paautorizuar e informatave dhe të dhënave mbi dëshmitarët. PSP duhet të jetë e autorizuar për këto vepra”,– theksoi prokurorja speciale, Katica Janeva.
Janeva shtoi se pasojat e korrupsionit i paguajnë qytetarët. Ata nuk posedojnë mekanizma për të kontrolluar qeverinë dhe institucionet, por ne kemi një detyrim për t’i dhënë përgjigje adekuate dhe institucionale korrupsionit, tha Janeva.
Comments