Vajza 7-vjeçare siriane: Kjo luftë po më vret ëndrrat

657
fresco

Letrat dhe postimet e një 7 vjeçarje nga Siria po bëjnë xhiron e botës duke ndërgjegjsuar njerëzit për botën e frikshme në të cilën po jetojnë këto fëmijë.

“Unë dua të bëhem një mësuese, por kjo luftë po më vret ëndrat” kështu shkruanBana Aladeb, e cila është vetëm 7 vjeçe dhe ndjen që ëndrat e saj po shkatërrohen nga kjo luftë.

Bana posedon një llogari Twitter të cilën e ka hapur me ndihmën e nënës së saj Fatemah, ku ajo me pafajsinë e një fëmije pasqyron ditë pas dite jetën e saj në qytetin sirian.

Postimi i parë i Banës filloi me frazën “Kam nevojë për paqe”, dhe që atëherë ajo dhe nëna e saj kanë shkruar çdo ditë për bombat që shpërthejnë pranë shtëpisë së tyre, duke iu lutur Assadit dhe Putinit që të zgjidhin konfliktin.

Ato kanë shpërndarë video ku Bana dhe vëllezërit e saj pikturojnë, kur luajnë ose kur luten. Kanë kaluar shumë javë që kur ata nuk mund të dalin jashtë të luajnë apo të shkojnë në shkollë.

Nëna e tyre Fatimah është shprehur për BBC se Bana i kërkon që të shpërndajë historinë e tyre që bota ta kuptojë se çpo ndodh në Aleppo.

midle

Një video e shërndarë të shtunën e kaluar tregon vogëlushen në ballkonin e shtëpisë që mbulon veshët për të mos dëgjuar bombat që shpërthejnë në qytet.

“Nuk dua ta dëgjoj këtë”, thotë ajo.

Ndërsa mëngjesin tjetër Bana poston një video ku zgjohet me vëllezërit e saj dhe thotë se janë akoma gjallë. Me gjithë rrezikun që ju kanoset në qytet 7 vjeçarja dhe e ëma kanë shpërndarë fatin tragjik të shoqes të ngushtë të Banës e cila u vra pas një sulmi, dhe tregojnë një video ku shtëpitë përreth janë të gjitha të shkatërruara.

I pyetur në një intervistë në lidhje me 7 vjeçaren e cila poston në tëitter terrorin që po përjeton presidenti sirian Bashar al-Assad u shpreh se në fakt kjo adresë po përdorej nga terroristët.
Por vogëlushja iu përgjigj deklaratës së presidentit me një status në twitter duke i thënë:

“Zoti Assad, unë nuk jam një terrorist, unë vetëm dua të jetoj, ju lutem ndalojini bombardimet.

Nëna e vajzës, Fatimah u shpreh se ato duan thjesht që bota ta kuptojë se rreth 300 mijë njerëz janë të bllokuar në Aleppo, dhe ata po vriten çdo ditë.

“Ne nuk jemi terroristë, ne nuk jemi ISIS, ne nuk jemi Nusra. Ne jemi vetëm fëmijë,nëna, baballarë, foshnja”, thotë ajo./albeu.com/

Comments