Vajza e Agur Vrenozit: Babai vdiq si hero, ashtu siç jetoi

429

Agur Vrenozi, i vrarë në tentativë për të ndaluar grabitjen e një pikë këmbimi valutor të premten në Fier u cilësua gjërësisht si hero i kohëve moderne. Por, për familjen ai ka qenë gjithmonë. Denisa, vajza e madhe e 54 vjecarit, mes dhimbjes e krenarisë për aktin e të atit, thotë se ai vdiq ashtu sic jetoi, në ndihmë të miqve! Ndërsa në Gjykatën e Fierit, autorët e dyshuar derdhën lot pendese dhe i kërkuan falje publike, vajza juriste e Agur Vrenozit, thotë se ajo beson tek drejtësia, jo tek pendimi.

Denisa Vrenozi: Ai kishte miq dhe për miqtë dhe edhe shpirtin.

Denisa, vajza e Agur Vrenozit, të cilësuar si heroi i kohëve moderne të vrarë në përpjekje për të shmangur grabitjen e armatosur të një argjendarie në Fier, thotë se i ati, vdiq, ashtu sic kishte jetuar.

Denisa Vrenozi: Babin e ka shpjeguar gjithë gjesti që ka kryer. Një gjest maksimalisht altruist, një gjest prej heroi. Kaq mund të them për babin.

Por ndërsa në familjen Vrenozi qajnë dhe janë krenarë për kryefamiljarin, Lulëzim Demiraj, njeriu që dyshohet se qëlloi për vdekje 54 vjecarin u fut duke e qarë dhe me kokën poshtë në gjykatën e Fierit

Së bashku me Zini Fyraj dhe Dashamir Gergali, ata u përballën me tre akuza për të cilat do të qëndrojnë në burg deri në fund të hetimit.

Të tre shfaqën pendesë për ngjarjen e rëndë, por i vetmi që foli ishte 43 vjecari Demiraj.

Ai pranoi autorësinë e vrasjes se Vrenozit dhe për këtë i kërkoi falje “drejtësisë, familjes së viktimës dhe gjithë popullit”. “Jam penduar”, belbëzoi ai në gjykatë.

Vajza juriste e Agur Vrenozit, nuk beson tek pendimi, por tek drejtësia.

Denisa Vrenozi: Kërkoj që të zbatohet ligji, vetëm kaq. Nuk mund të ndjesh pendesë në momentin që e ke kryer në gjakftohtësi.

Tre ditë pas ngjarjes, presidentit i Republikës Ilir Meta i akordoi Agur Vrenozit, pas vdekjes Dekoratën e Artë të Shqiponjës, për aktin për aktin e tij vetëmohues në mbrojtje të jetës së bashkëqytetarëve; për veprimin heroik e sublim, frymëzues për mbarë shoqërinë për të reaguar në përballjen me dhunën, krimin e rrezikun për jetën, paqen sociale, pronën e sigurinë qytetare.

Ndërsa Kuvendi nderoi aktin e tij me një minutë heshtje.

Comments