Vajza e Hulk Hogan tregon arsyen pse nuk mori pjesë në funeralin e tij
Brooke Hogan, vajza e Hulk Hogan, ka folur publikisht për herë të parë rreth arsyeve pse nuk mori pjesë në lamtumirën e fundit të babait të saj.
Hulk Hogan vdiq më 24 korrik në shtëpinë e tij në Florida në moshën 71 vjeç. Një funeral privat u mbajt më 5 gusht në Clearwater, dhe në të morën pjesë djali i Hogan, Nick, ish-gruaja Linda Hogan dhe gruaja e ndjerë Sky Daily. Brooke, megjithatë, nuk ishte midis të pranishmëve.
Në fakt, në profilin e saj në Instagram, Brooke shpjegoi se babai i saj i urrente funeralet dhe nuk donte kurrë një ceremoni tradicionale. “Ndërsa i vlerësoj të gjithë ata që i bënë nderimet e tyre, vendosa që doja t’i thoja lamtumirë në mënyrën time, personale dhe të përzemërt. Në heshtje, aty ku u ndjeva më afër tij – në plazh”, shkroi ajo.