Vajza e përdhunuar në Dibër mbetet pa familje, shkon tek kushërinjtë e parë
Nuk kanë fund fatkeqësitë për 15-vjeçaren në Dibër që u përdhunua nga babai i saj Guri Përgjegji.
Kësaj radhe, njerka e së miturës u largua nga banesa së bashku me djalin e saj nga martesa e parë dhe shkoi në shtëpinë e të atit. Kështu, 15-vjeçarja dhe vëllai i saj kanë mbetur të vetëm dhe pa familje.
Babai i saj u arrestua, edhe pse nuk pranon që të ketë përdhunuar vajzën, por ky fakt konfirmohet nga ekspertiza mjeko-ligjore. Kurse mamaja e së miturës ka humbur jetën në një aksident rrugore disa vite më parë.
Në një situatë të tillë, 15-vjeçarja që ka kaluar traumë psikologjike dhe vëllai i vogël do të qëndrojnë tek kushërinjtë e babait të saj për disa kohë.