Vajza e ushtarit të UÇK-së boton librin e dytë. Ia dedikon babait të arrestuar në Kumanovë

355
Vajza e ushtarit të UÇK-së boton librin e dytë. Ia dedikon babait të arrestuar në Kumanovë

Melisa Zekaj, vajza e ish ushtarit të UÇK-së Valdet Zekaj, ka publikuar librin e saj të dytë të titulluar shkurt “2am”. Melisa sapo ka përfunduar shkollën e mesme, kurse studimet ka vendosurr t’i vazhdojë në Fakultetin Filozofik në Prishtinë, edhe pse ishte pranuar edhe në një fakultet të psikologjisë në Holandë.

Libri i saj është shqip dhe anglisht dhe në fokus ka tema rinore.

Këtë libër Melisa e fillon me dedikimin e prekshëm për babain e saj që gjendet në burgjet maqedonase.

“Për babain tim që e kam kaq afër zemrës dhe larg sysh”, shkruan Melisa Zekaj.

82755593-176-k216964_1472484482-4559222

Libri është publikuar në formë elektronike në rrjetin “wattpad”.

“E botova librin tim të dytë para disa ditëve dhe mendova ta nxjerr në shitje. Mirëpo pasi mendova më gjatë vendosa që më mirë ta botoj online, se sa ta shes, pasi nuk dua të përfitoj nga moshatarët e mi”, thotë Melisa Zekaj për gazetën Lajm.

Libri përmban zhanre të ndryshme letrare, si ese, poezi e kështu me radhë. Autorja e re dhe mjaft perspektive shprehet jashtëzakonisht e kënaqur nga jehona që ka hasur libri te të rinjtë.

“Kjo po më bën edhe më të lumtur. Jam përpjekur të bëj një libër sa më autokton. Deri tani libri ka arritur 4.000 lexime. Me të vërtetë jam e kënaqur nga interesimi që ka ngjallur ky libër, sepse pas botimit të tij edhe shumë vajza të reja po më shkruajnë qe t’i ndihmoj dhe t’u jap këshilla rreth problemeve të ndryshme”, thekson Melisa Zekaj në deklaratën e vetë për Gazetën  Lajm, duke shtuar se ende nuk ka hequr dorë edhe nga botimi i librit në formë të shtypur.

Comments