Vajzat nga Maqedonia shkojnë në Serbi për të abortuar



Vajza dhe gra të reja gjithnjë e më tepër përcaktohen të shkojnë në vendet fqinje për të ndërprerë shtatëzaninë e padëshiruar. Si destinacion më i shpeshtë përmendet qyteti Vranjë në Serbi, shkruan Utrinski. Sipas kësaj gazete, këto informacione gjithnjë e më tepër qarkullojnë në kuloaret e gjinekologëve, transmeton Gazeta Lajm. Sipas tyre, shkak që vajzat dhe femrat nga Maqedonia të përcaktohen për këtë variant janë ligjet strikte vendore lidhur me abortin.