Vaksina e shqiptarit kundër kancerit merr patentë europiane-Video

519

 

Zyra Evropiane e Patentave ka regjistruar zyrtarisht “Bivaksinën heterologe antikancer për njerëzit”, e shpikur nga Shuajip Kraja.

Bëhet fjalë për një vaksinë që përdoret për trajtimin ose parandalimin e kancerit, e cila ka në përbërjen e saj dy komponentë biologjikë.

Shpikësi i saj, Profesor Shuaip Kraja është i specializuar në biologjinë molekulare, me një karrierë të pasur shkencore e akademike, që i kalon kufijtë shqiptarë.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Ekonomisë e cila ka bërë publike dhe 4 shpikje të tjera të rëndësishme të regjistruara në zyrën shqiptare të patentave.

Fushat e shpikjeve shqiptare janë mekanika, farmaceutika, ajo elektrike, teknologjia e naftës dhe elektroteknikë.

Arben Mani është shpikësi i Motorit me djegie të brendshme me cilindra të kundërt dhe piston të përbashkët. Thanas Karajani, Ylli Pollo, Elmaz Xhediku kanë mundur të krijojnë një teknologji e re për absorbimin e pluhurave dhe gazrave industrial që shkarkohen në atmosferë. Maksim Shuli ka mundësuar përdorimin e ezhektorve si teknologji në shfrytëzimin e vendburimeve të naftës, gazit dhe gazokondensatit në Shqipëri. Vullnet Miraka është shpikës i pajisjes Gjenerator Graviteti Centripetrik për Fluidet.

1- Arben Mani është shpikësi i Motorit me djegie të brendshme me cilindra të kundërt dhe piston të përbashkët- Motori- MANI, i cili është një motor me djegie të brendshme me cilindra të kundërt të përbashkët. Ai prodhon fuqi me lëvizje rrotulluese në mënyrë të pandërprerë dhe në të dy kahet e lëvizjes së grupit të pistonit. Po ashtu, ai mban edhe patentën për “Sistemin e lëvizshëm të kurorës së pistonit” Patenta regjistruar në 16.09.2015.

2- Shuajip Kraja, mbajtës i Patentës Europiane për “Bivaksinën heterologe antikancer për njerëzit”. Një vaksinë anti kancer të njerëzve, një proces për përgatitjen e kësaj vaksine dhe përdorimi i saj në përgatitjen e medikamentit për trajtimin ose parandalimin e kancerit. Bivaksina heterologe ka në përbërjen e saj dy komponentë biologjikë. Krahas kësaj patente, Z. Kraja ka një tjetër patentë për ilaçe mjekimi, në veçanti për kurimin e infeksioneve ose të sëmundjeve kancerogjene. Patenta e regjistruar në 02.04.2008.

3- Thanas Karajani, Ylli Pollo, Elmaz Xhediku kanë mundur të krijojnë një teknologji e re për absorbimin e pluhurave dhe gazrave industrial që shkarkohen në atmosferë. Përftimi i energjisë elektrike shtesë nga energjia që do të çlirohej në atmosferë. Eliminimi i tymrave dhe gazrave që çlirohet në atmosferë duke përdorur pajisjet e duhura për thithjen dhe eliminimin e pluhurave. Këto pluhura mund të trajtohen në mënyrë të mëtejshme dhe mund të përdoren në bujqësi ose ndërtim. Patenta e regjistruar në 10.07.2012.

4- Maksim Shuli ka mundësuar përdorimin e ezhektorve si teknologji në shfrytëzimin e vendburimeve të naftës, gazit dhe gazokondensatit në Shqipëri. Po ashtu, edhe përdorimin e lëndëve shkumë formuese, si metoda të reja me frytshmëri të lartë për rritjen e gaznxjerrjes në vendburimet e gazit në vendin tonë, si dhe përdorimin e termoizolimeve të pajisjeve sipërfaqësore dhe metodave të tjera, të sipërfaqes, në trungun e pusit dhe në shtresë, kundër hidratformimit të puseve të gazit dhe gazokondensatit në Shqipëri, si metoda bashkëkohore dhe mjaft efektive. Patenta e regjistruar në 18.05.2016.

5- Vullnet Miraka është shpikës i pajisjes Gjenerator Graviteti Centripetrik për Fluidet. P. G. G. C. F. Patenta e regjistruar në 09.11.2015.

 

Comments