Valdete Daka: Së shpejti dalin rezultatet për kryetar
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka thënë se shumë shpejtë do të dalin rezultatet për kryetar të komunave.
“Më shpejtë do të procesojmë për kryetarët e komunave, që të përgatitemi më pas për balotazh”.
“Do të fillojmë shumë shpejtë të numërojmë votat me kusht, ato me post dhe të personave më nevoja të veçanta – por paraprakisht do të shohim se a duhet të ketë rinumërim të ndonjë kutie në QNR”, kështu ka thënë Daka në një konferencë për media.