Valdete Idrizi: Unë jam kryetarja e Mitrovicës
Valdete Idrizi e PDK-së e cila sipas Exit Poll-it prin në garën për Mitrovicën Jugore, është shprehur e lumtur që qytetarët i besuan programit të saj dhe i siguruan një fitore bindëse.
Duke ju referuar komenteve të Agim Bahtirit nga AKR-ja, se fitoren i siguroi Kadri Veseli, Idrizi tha se njerëzit nga pasiguria flasin gjithçka prandaj nuk dëshiron të prish disponimin e saj me të tilla gjëra.
E pyetur nga Klan Kosova nëse do të bashkëpunoj me partitë e tjera në balotazh me Bahtirin, Idrizi u shpreh se është herët të flitet për këtë meqë përqindja e saj është duke u ngritur vazhdimisht.