Valverde kërkon tek Barcelona dy transferta të bujshme

206

Barcelona vazhdon në ndjekjen e mesfushorit brazilian Paulinho. Gjigantët katalanas ende nuk kanë kryer lëvizjen e bujshme në merkato, pasi të gjitha bisedimet vazhdojnë të përqendrohen në largimin e mundshëm të Neymar drejt Paris Saint-Germain.

28-vjeçari aktualisht është duke luajtur në Kinë tek skuadra Guangzhou Evergrande, por trajneri i ri i Barcelonës, Ernesto Valverde është i interesuar ta sjellë atë në “Camp Nou”, shkruan “Calciomercato.com”, raporton SYRI.net.

Deri në këto momente Barcelona ka si objektiv për të transferuar Marco Verratti dhe Philippe Coutinhon, dy lojtarët më të kërkuar nga katalanasit.

Nëse Barcelona nuk arrin marrëveshjen deri më 31 gusht, Valverde duhet të presë deri në janar për të transferuar Paulinhon.

Kujtojmë që 28-vjeçari ka një kontratë të vlefshme me Guangzhou Evergrande deri në vitin 2020.

Comments