Vanhojte: Afatin 18 muajsh për “Specialen”, pa bisedime e kanë miratuar Zaev dhe Gruevski


Vistinomer në bashkpunim me agjensionin META, kanë arritur të marin disa përgjigje rreth disa çështjeve të paqarta deri më tani për opinionin rreth ligjit 18 muajsh të PSP-së, disa dispozita janë konsideruar si një pengesë e vërtetë në punën e Prokurorisë. Sipas dëshmisë së Peter Vanhojte lehtësuesi belg i cili insistonte që liderët politikë të respektojnë fjalën – Ligji në versionin e parë ishte pa afat, kurse ai i sodit është sjellë nga Gruevski dhe Zaev, praktikisht pa negociata pavarësisht paralajmërimit të tij se afati i fundit është shumë e shkurtër.
“Përnjëherë, Gruevski propozoi 18 muaj. Pas disa biedimeve mes tij dhe Zaev, edhe krahas vërejtjeve të mia të ashpra se ky afat është shumë i shkurtër, ata arritën marrëveshje. Gjegjësisht, për këtë çështje, nuk kishte negociata. Gruevski propozoi 18 muaj, Zaev e pranoi”, ka thênë ish-lehtësuesi nderkombetar në bisedime ndërmjet katër lidereve politik ne Maqedoni Pitter Vanhojte.