Vardari-Shkëndija, finale para finales

203
Vardari-Shkëndija, finale para finales

Dy skuadrat më të mira të futbollit në Maqedoni, Shkëndija e Tetovës dhe Vardari i Shkupit, do të ballafaqohen në gjysmëfinalen e Kupës. Në fakt, shorti ka qenë i pamëshirshëm që u hodh sot, sepse do të përballen fituesi i Kupës, Shkëndija dhe kampioni në fuqi, Vardari, apo është finale para finales.

“Shkëndija për një vend në finalen e madhe do të ndeshet dy herë me ekipin e Vardarit. Takimi i parë do të luhet në Shkup më 1 mars të vitit 2017, ndërsa ndeshja e kthimit më 19 prill në Tetovë.

Kujtojmë se Shkëndija është mbrojtëse e trofeut të Kupës, pasi triumfoi në këtë garë sezonin e kaluar”, thuhet nga KF Shkëndija. Në takimin tjetër do të takohen Bregallnica e Shtipit dhe Pelisteri nga Manastiri.

Comments