Vargje të dhimbshme,klubi brazilian kujton futbollistët që vdiqën në aksidentin ajror (VIDEO)

102
Vargje të dhimbshme,klubi brazilian kujton futbollistët që vdiqën në aksidentin ajror (VIDEO)

Klubi Brazilian Chapecoense ka postuar një video emocionuese, me të cilën ka përkujtuar lojtarët e saj, të cilët humbën jetën pas një aksidenti ajror.

Klubi brazilian po udhëtonte drejtë Kolumbisë për ta luajtur ndeshjen e parë finale ndaj Atletico Nacional.

Chapecoense këtë video e ka titulluar: “Përgjithmonë Kampionë”, derisa ua kanë thurur edhe disa vargje atyre që nuk janë më:

“Sot, ne u zgjuam me një sfidë të re.

“Se jeta na ka dhënë një mësim ndryshe.

 “Luftëtarët tanë u bënë heronj.

 “Dhe jetët e tyre janë të shenjta.

 “Në një betejë që e heshti gjithë Botën.

 “Sot, ndeshja jonë nuk ka përfunduar.

 “Së bashku, ne jemi më shumë se 11.

 “Oh, e gjelbra e lavdishme që vazhdon e rritet.

 “Në mesin e shteteve, ju jeni gjithmonë do shkëlqeni.

 “Për herë të lumtur, në kohë të vështira.

 “Uragani im, ti je gjithmonë një fitues.”

Comments