Varhelji optimist: Pres dritë jeshile nga Bullgaria për Maqedoninë e Veriut

90

Komisioneri për zgjerim, Oliver Varhelji pas vizitës në Sofje tha se pret dritë jeshile nga Bullgaria për Maqedoninë e Veriut me qëllim që Shkupi e Tirana të fillojnë negociatat me BE-në, shkruan Alsat.

Varhelji thotë se një zgjidhje të tillë e pretë pas tre javëve kur edhe do të realizon një vizitë tjetër në Sofje.

“Pas tri javëve do të jem prapë në Sofje për të gjetur gjuhën e përbashkët dhe mbështetjen në Bullgari për të filluar procesin e negociatave me Maqedoninë e Veriut në qershor. Nuk ka çmim rëndësia për një Ballkan Perëndimorë stabil dhe me prosperitet. Në këtë kontekst, mbajtja e seancës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë do të ishte kontribut i veçantë. Në këtë drejtim duhet të punojmë bashkërisht”, tha Oliver Varhelji, Komisionar për zgjerim.

Kryeministri bullgar, Kiril Petkov tha se arritja e marrëveshjes nuk është aq e letë, aq më tepër kur cilado zgjidhje duhet të kalon nëpër disa filtra. Petkov hodhi poshtë zëra se është angazhuar për marrëveshje kokë më vete.

Moebel THEMA

“Unë si kryeministër nuk mund të sjell asnjë vendim të pavarur. Nëse diçka ndodhë në atë drejtim, ajo si fillim duhet të kalon në Ministrinë e Jashtme, në Qeveri dhe në Këshillin e koalicionit dhe të merret pëlqimi i tyre, të futet në Kuvend, të zgjidhet aty dhe pastaj të fillojnë aktivitete në këtë drejtim. Procedura është e qartë. Ka pasur disa spekulime se kryeministri ka bërë një marrëveshje kokë më vete, por unë po ju tregoj se sa e qartë është procedura nëpër të cilën duhet kalon ajo marrëveshje”, u shpreh Kiril Petkov, Kryeministër i Bullgarisë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët për media me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel ka deklaruar se qershori është afati i fundit kur Shqipëria do të pres zgjidhje mes Shkupit dhe Sofjes. Në rast se nuk ndodhë një gjë e tillë, Rama tha se do të kërkojmë ndarjen nga pakoja me Maqedoninë e Veriut.

“E kemi thënë me kohë që neve nuk kërkojmë të ndahemi nga Maqedonia e Veriut për sa kohë ka akoma hapësirë që të mendohet se Bullgaria mund të hapi rrugën. Siç e dini neve bëmë edhe një konsultim kombëtarë ku i përfshimë qytetarët e vendit të japin një opinion. Ishim gati gjysmë milioni shqiptarë të cilët than që nëse edhe me përmbylljen e presidencën franceze kjo çështje nuk zgjidhet, atëherë ne kemi të drejtën tonë që të dalim nga rrezja e konfliktit që Bullgaria ka hapur me Maqedoninë e Veriut”, theksoi Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë.

Mbi idenë e presidentit francez, Emanuel Makron për krijimin e një unioni të ri politik për shtetet jo anëtare në BE, Rama tha se Shqipëria mirëpret një zgjidhje të tillë, posaçërisht në kohën e krizës në Ukrainë. Idenë e ka mirëpritur edhe kryeministri i Maqedonisë së Verior, Dimitar Kovaçevski por duke potencuar se një zgjidhje e tillë nuk guxon t’i zbehë përpjekjet për anëtarësim të plotë. Mbështetje ka shprehur edhe presidenti serb, Aleksander Vuçiq. /Alsat.mk

Comments