Vari veten në Greqi, shqiptari lihet pa varrosur, thirrje ambasadës shqiptare

Diten e djeshme një 60 vjeçar, emigrant në Greqi ka vendosur t’i japë fund jetës duke u vetëvarur.
Para se ai të kryente vetvrasje, ka shkruar një letër ku sipas miqve ishtëe i zhytur në borxhe.
Bëhet fjalë për Fadil Syla i cili jetonte në zonën Megara në Athinë.
Në Greqi besimtarët myslimanë nuk mund të varrosen dot në varrezat e ortodoksëve nëse edhe pas vdekjes nuk pagëzohen, një rit që kushton dhe që siç duket familja e Sylës nuk i ka mundësitë.

Për myslimanët ka vetëm një varezë rreth 800 km në veri të Athinës, por që për rastin në fjalë është e pamundur që 60 vjecari të dërgohet deri aty.
Komuniteti shqiptar në Athinë i është drejtuar më nje thirrje publike ambasadës sonë në Athinë të ndërhyjë pranë Bashkisë se Megarës për të bërë të mundur përcjelljen e të ndjerit në banesën e fundit.
Për familjarët vajzën e vetme të viktimës është e pamundur edhe sjellja e trupit të tij në Shqipëri pasi kërkohen shpenzime që familja nuk i mbulon dot. Që prej ditës së djeshme 60 vjecari ndodhet në morg dhe askush nuk e di se cdo bëhet me të.