Varrezat e dëshmorëve në Tetovë, përkujtohet rënia e komandant Ilirit

316

Me homazhe dhe një minutë heshtje nga bashkëluftëtarët, shokët dhe familjarët…

Me homazhe dhe një minutë heshtje nga bashkëluftëtarët, shokët dhe familjarët, u përkujtua sot 11 vjetori i rënies së komandantit të UÇK-së, Isa Lika, komandant Iliri.

Bashkëluftëtarët dhe shokët pranë varrit të tij tek varrezat e dëshmorëve në Tetovë thanë se veprat e komandant Ilirit i shijojmë ne sot pasi ai ishte i pari në front për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në trojet e tyre.

“Me humbjen e komandant Ilirit nuk kemi humbur vetëm një bashkëluftëtar, por edhe një mendimtar”,- theksoi me këtë rast ish-përfaqësuesi politik i UÇK-së, Ali Ahmeti.

Për veprën kombëtare të komandant Ilirit folën edhe Hazbi Lika, ish-komandanti i “Brigadës 112 – Mujdin Aliu” dhe kryetari i ShVL-UÇK-së, Fazli Veliu.

Të pranishmit në shenjë mirënjohje për dëshmorët e kombit vendosën kurora lulesh mbi varet e dëshmorëve të kombit në Kompleksin e dëshmorëve në qytetin e Tetovës.

Isa Lika u vra në vitin 2006 para shtëpisë së tij, por deri më tani vrasësit nuk u kapën.

Comments